LAJMI I FUNDIT/ Zjarr i madh në një lokal në Tiranë

Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në katin e parë të një pallati tek zona e Unazës së Re.

Mësohet se polica dhe zjarrfikëset kanë vajtur në vendin e ngjarjes dhe po mundohen që shuajnë zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes së lokalit nga flakët, ndërsa po bëhet e mundur evakuimi i banorëve pasi rrezikojnë asfiksimin.  Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.