Lajmi i mirë që mori aktori turk një ditë para se të vritej nga ish e dashura

Gjatë gjithë ditës së sotme, mediat turke janë marrë me lajmin e hidhur që ka tronditur të gjithë botën e ekranit dhe atë të artit në Turqi. Vrasja e aktorit të njohur Vatan Sasmaz në një prej hoteleve luksoze në Beshiktash, nga ish e dashura, Filiz Aker, ka zbuluar detaje të tjera tronditëse nga të afërmit e të dy personazheve.

Sipas lajmeve të fundit nga mediat turke, bashkëshortja e 43-vjeçarit Sasmaz, Yasemin Adali, është në pritje të ëmbël.

Sasmaz dhe Adali u martuan në vitin 2015. Hurriyet.com shkruan se aktori dhe personazhi i njohur televiziv e ka mësuar gjininë e foshnjës në muajin e pestë të shtatzënisë, vetëm një ditë para se të vritej.

Bashkëshortja dhe e gjithë familja e Sasmaz janë tepër të tronditur për këtë krim makabër që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Lajmi i hidhur i së dielës në mbrëmje ka tronditur thellë edhe botën e shoëbizit në Turqi.

Një pjesë e mirë e artistëve kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet edhe përmes profileve sociale.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/ky-eshte-lajmi-i-mire-qe-mori-aktori-turk-nje-dite-para-se-te-vritej-nga-ish-e-dashura-425891/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright