“Lakuriqësia përballë moralit të shumëfishtë” ekspozita personale e Bademe Spahiu Shemshiu

img_2379 img_2380 img_2381 img_2383Lakuriqësia përballë moralit të shumëfishtë titullohet ekspozita personale e Bademe Spahiu Shemshiu

Bademe Spahiu është piktore e re e cila zgjodhi një motiv unikal gjatë pikturimit të këtyre pikturave që po i shohim sonte. Personazhe femrash të zhveshura, që reflektojnë një imazh modern piktural dhe konceptual. Personazhi i Bademes ka thyer prangat e drojës, e ideologjive të cekta të konceptimit të gabuar të nudizmit dhe moralit të matur me copëza të shkurta minifundesh.
Personazhi i Bademes është personazh i lirë dhe kjo liri shihet nga lëvizjet, nga lakimet harkore plot epsh, nga muskujt e tendosur të këmbëve që ngjajnë në këmbë atleteje me përvojë…, janë elemente shtesë si: semantika domethënëse e lëvizjeve, ku lehtësisht hetohen piktura ku fshihet koka, si shenjë frikë për hir të një zhveshjeje, piktura kur ka hapje krahësh si shenjë e zemërgjerësisë femërore, raste kërcimi si shenjë e haresë dhe lumturisë që meriton të ketë një femër, piktura që kanë narracion në vete, të cilat kuptohen vetëm kur lexohen kujdesshëm me atë syrin e tretë…
Personazhi i Bademes është femër fatale, e pa censurë, e lirë, epshndjellëse, është personazh që rrëfen dramën e vetë personale përmes lakuriqësisë, nudizmit, lëvizjeve të çliruara dhe të pa diktuara nga ndonjë diktat patriarkal…
Profesori Arlind Farizi theksoi:Unë e njoh punën e Bademe Spahiut, dhe kam ndjenjë të veçantë kur flas për punimet e saj. Bademja është punëtore, mësuese e denjë e artit figurativ, dhe një piktore me një perspektive të garantuar. Ajo ka dalë e diplomuar nga duar profesorësh të vyeshëm të Universiteti të Tetovës, dhe suksesi i saj sot, është sukses edhe i tyre.
Ka një mesazh që ri fshehur në guacën e kodeve që duhet ti këtë një pikturë. Unë mund të kem kapur por do e them qoftë dhe gabimisht, personazhi i Bademes, sensibilizon temën e lakuriqësisë në artet pamore, sensibilizon dhe masën e cila këto piktura nuk duhet më ti shikojë më gishta mbulues para fytyrës, është kohë tjetër, dhe koncepti për traditën e ruajtës së moralit të femrës duhet risemantizuar dhe vendosur në kontekste bashkëkohore dhe moderne.
Unë e përgëzoj Bademen për guximin në motivin e zgjedhur, në tipologjinë e gjetur të personazhit të paragjykuar, të keqkuptuar, të nënshtruar, të diskrimunar, atë të femrës. Urime dhe suksese!/antpress