Lamtumirë Blerta! Adoleshentja përcillet për në banesën e fundit

Familjarë, të afërm, miq i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit 15- vjeçares e cila humbi jetën ditën e djeshme pas një komplikacioni me anestezinë.

Mes lotëve, dhimbjes, ata janë përshëndetur për herë të fundit me 15- vjeçare e cila u nda nga kjo jetë para kohe.

Dhimbja e familjarëve nga humbja e papritur e fëmijës së vogël të shtëpisë është shoqëruar dhe me akuza për spitalin privat, i cili kreu dhe operacionin për përmirësimin e ligamentit dhe minsikut të gjurit të artistes së vogël, Blerta Pepa.

Kjo e ndikuar dhe nga fakti se edhe vëllai i dytë i familjes, vëllai i Blertës, kishte pasur eksperiencë të ngjashme për problemet e gjurit, por fatmirësisht nuk ka pasur problemet me anestezinë.

Lamtumirë Blerta Pepa!