Lamtumirë Real, Kovacic rikthehet në Serie A?

Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A gjatë verës

Mateo Kovacic mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit për shkak se nuk po luan rregullisht.

Së fundi interesim për ta transferuar kroatin ka shfaqur interesim skuadra e Romës, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.

Drejtori i ri sportiv i Romës, Monchi ka nisur misionin që ta rikthejë Kovacicin në Serie A. Monchi kishte tentuar ta transferojë kroatin edhe sa ishte pjesë e Sevillas.

Por, përveç Romës, interesim për ish-anëtarin e Interit ka shfaqur edhe Napoli, Milan dhe Tottenham.

Ish-anëtari i Dinamo Zagrebit e njeh mirë Serine A pasi ishte pjesë e Interit mes viteve 2013-2015.