Lamtumirë Romain, Scarlett Johansson përsëri beqare

Scarlett Johansson është ndarë qetësisht nga bashkëshorti i saj, Romain Dauriac, pas dy vjetësh martesë.

Aktorja e famshme amerikane dhe koleksionisti francez i artist kanë një vajzë dyvjeçare, Rose Dorothy.

Johansson, 32-vjeçare, është fotografuar në mëngjesin e së mërkurës në Nju-Jork pa unazën e saj të martesës.

Ajo është parë për herë të fundit bashkë me francezin në tetor, në hapjen e një dyqani në Paris.

Megjithatë, burimet kanë thënë për revistën “People” se Johansson dhe Dauriac janë të ndarë që nga vera.