Lani duart me gjate se 15 sekonda

Lani duart me gjate se 15 sekonda

EDHE PSE kaherë është e njohur që larja e duarve është preventivë e shëndetit të mirë, hulumtimet e paradokohshme kanë treguar që është një numër i vogël i atyre të cilët dinë t’i lajnë duart në mënyrë të drejtë.

Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit të Michiganit kanë vështruar larjen e duarve në një tualet publik,

Nga pothuajse katër mijë njerëzit, të cilët janë përfshirë në këtë vështrim, vetëm 5 për qind i kanë larë duart në mënyrë të drejtë.

Kjo do të thotë që i kanë bërë mjaftueshëm duart me sapun, pastaj i kanë fërkuar duart dhe nyjat për t’i eliminuar bakteret. Madje 10 për qind, nga të cilët shumica meshkuj, nuk i kanë lartë duart pas përdorimit të tualetit, ndërsa 30 për qind e atyre vetëm i kanë kaluar duart nëpër ujë.

Washing of hands with soap under running water.

Numri më i madh është i atyre të cilët i kanë larë duart me sapun dhe ujë, mirëpo më pak se 15 sekonda.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që për eliminimin e baktereve nga duart nuk janë të nevojshëm vetëm sapunët antibakterialë. Sepse substanca triklosan, e cila është përbërës kryesor antiseptik i sapunëve antibakterialë, shkatërron florën e zorrëve.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme për ata të cilët tashmë kanë rrezikuar shëndetin.

Prandaj mosbalancimi i mikroorgranizmave të vendosur në mënyrë të natyrshme në traktin gastrointestinal përkeqëson gjendjen e sëmundjes primare, posaçërisht te personat me diabet, pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe te ata të cilët vuajnë nga artriti

Bitcoin(BTC)
12897.7
Ethereum(ETH)
1152.43
Ripple(XRP)
1.58161
Bitcoin Cash(BCH)
2077.92
Cardano(ADA)
0.708921
Litecoin(LTC)
210.54
NEM(XEM)
1.19184
IOTA(MIOTA)
3.0696
Dash(DASH)
942.352
Monero(XMR)
394.011