Lansohet traileri i filmit ‘A long way home’ nga Ibër Deari (VIDEO)

Filmi është i zhanrit dramë dhe ka shumë elemente aksion. Ky film i cili zgjatë 20 minuta, është xhiruar për dy ditë, ka njoftuar regjisori Ibër Deari për KultPlus.

Filmi i metrazhit të shkurtër “A long way home”, film ky i cili për regjisor dhe skenarist ka Ibër Dearin, ndërsa producent Afrim Asanin, sapo ka lansuar trailerin.

Filmi bënë fjalë për një djalë me emrin Olti, i cili pasi lirohet nga burgu, niset rrugës për në shtëpi. Por gjatë rrugës haset me një pengesë të madhe. Oltit i ndalohet të futet në fshatin e tij. Ai mbetet mes dilemës, rrezikut për familjen e tij ose të ik larg që të filloj një jetë të re.


Filmi është i zhanrit dramë dhe ka shumë elemente aksion. Ky film i cili zgjatë 20 minuta, është xhiruar për dy ditë, ka njoftuar regjisori Ibër Deari për KultPlus.

“Jam shumë i kënaqur që arrita ta përfundoj edhe një film me artistë që secili e dha kontributin e tij. Duke filluar nga producenti Afrim Asani, i cili me produksionin e tij ‘Redon Pictures’ më ofroj gjithë tekniken që kishte në dispozicion, dhe gjithë pjesa tjetër e ekipës që ishin të mrekullueshëm”, ka thënë regjisori Deari për KultPlus.

Në këtë film luajnë aktorët: Mirsad Abazi, Sefedin Shabani dhe Musa Isufi.

“Nuk është lehtë të xhirosh një film në kushte kaq të vështira pa as një përkrahje financiare, e në veçanti në Maqedoni. Por ne e kemi obligim të bëjmë filma, unë i dua filmat dhe do vazhdoj te bej kështu për aq kohë sa do kem shëndet. Më vjen mirë që në Kumanovë vazhdimisht për çdo vit po e prodhoj nga një film, dhe po rritet numri i të interesuarve për të bërë filma”, ka treguar tutje Deari për KultPlus.


Premiera e filmit “A long way home” pritet gjatë këtij viti, por ende nuk është definuar vendi dhe data e premierës. Ibër Deari, së fundmi e ka realizuar edhe filmin e metrazhit të shkurtër “Toka”, film ky i dhënë premierë në Dokufest 2016. /KultPlus.com