Largohen nga kombëtarja gjermane: I vunë flakën hotelit në Shqipëri

Një zjarr në një hotel në Shqipëri ka tronditur kombëtaren e të rinjve në Gjermani.

Sipas gazetës Bild, dy lojtarë janë përjashtuar nga kombëtarja U-19 pas një incidenti në Shqipëri.

Vitaly Janelt, 18 vjeç dhe Idrissa Toure, 19 vjeç, u dërguan në shtëpi para kohe.

Çfarë kishte ndodhur?

Teksa stërviteshin, një punonjës i hotelit në Shqipëri vuri re zjarrin në dhomën e tyre.

Me shumë gjasë ai ishte shkaktuar nga një llullë-shisha, për tymosje.

Për fat, zjarri nuk u përhap në gjithë hotelin.

Edhe pse e mohuan se llulla ishte e tyre, ata u dërguan në shtëpi para kohe me kostot e tyre.