Lazim Destani, Këshilli Mbikqyrës te KF Shkëndija

Lazim Destani ka vendosur që të sjell Këshillin Mbikqyrës te KF Shkëndija me qëllim që të ndjek në vazhdimësi akvitetet dhe performancat në të gjithë sektorët e klubit. Kjo është vetëm një hap drejt ndryshimet rrënjësore në strukturën e organizimit të klubit tetovar.“Ideja thelbësore është ta bëjmë klubin kuqezi një qendër, jo vetëm ku do të vijnë futbollistë të mëdhenj, por edhe vendin ku do të rriten e zhvillohen futbollistë të mëdhenj që do të na bëjnë krenarë si klub dhe shoqëri,” ka shkruar në kumtesën për mediat Lazim Destani. Sipas tij “këto ndryshime nuk kanë të bëjnë vetëm me ardhjen e emrave të rinj në klub, por krahas emrave është koncepti i ri që do t’u hap rrugë e do të krijojë hapësirë më të madhe për talentët e rinj që do të dalin nga akademia e KF Shkëndija, ” thuhet më tej në kumtesën e Destani, i cili zyrtarizoi lajmin qw përflitej se Qatip Osmani do të jetë trajner i ri KF SHkëndija, ndërsa ndihmësi i tij i parë do të jetë Bashkim Livoreka.