Lazim Destani në panelin diskutues në samitin e parë të diasporës në Tiranë

Në Tiranë dje dhe sot po mbahet samiti i parë i diasporës shqiptare ku të ftuar kanë qenë personalitete të ndryshme nga sfera të ndryshme përfshirë këtu politikan e biznesmen të njohur shqiptarë që kanë treguar veten në fushën në të cilën veprojnë, njofton Zhurnal.

Ky samit ka për qëllim që për së afërmi të sheh gjendjen dhe situatën e shqiptarëve kryesisht në sferën e ekonomisë dhe zhvilllimit.

Samitin dje e ka hapur kryeministri shqiptarë Edi Rama ndërkohë që fjalim rasti ka pasur edhe presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Në këtë samit të diasporës vend të posaçëm i kanë bërë edhe biznesmenit të njohur shqiptarë nga Maqedonia, ai i cili ka investuar shumë si në diasporën shqiptare por edhe për shqiptarët në Maqedoni e Kosovë, z. Lazim Destani.

“Vetëm remitencat dhe transfertat vjetore për konsum nga diaspora përbëjnë një vlerë bukur të madhe të produktit vendor në trojet tona. Nëse do ta merrnim në konsideratë edhe potencialin investiv, kjo vlerë mund edhe të dyfishohej. Kjo tregon se pothuaj nuk ka kategori tjetër ekonomike më të rëndësishme se ky potencial. Prandaj mendoj se është identifikuar dhe targetuar shumë drejt si potencial për zhvillim”, ka deklaruar sot në samitin e diasporës biznesmeni shqiptarë Destani.

Sipas tij, diaspora tashmë është një nga pistonat më funksionale të ekonomisë shqiptare.

”Diaspora edhe sot është një nga pistonat më funksional të motorit të ekonomisë shqiptare. Me pak koordinim për aktivitete konkrete, ajo shumë kollaj mund ta marrë rolin udhëheqës në zhvillimin ekonomik të atdheut, dhe kështu të bëhet shembull edhe për investuesit e huaj. Prandaj Institucionet shtetërore duhet të bëjnë më shumë për të krijuar lehtësira dhe motivim për angazhimin e diasporës si në formë individuale ashtu dhe në formë të organizuar”, thotë kështu Lazim Destani derisa ai sqaron se mërgata shqiptare ka një tjetër kapital të vlefshëm, atë njerëzorë.

”Përveç kapitalit financiar, mërgata shqiptare ka një kapital tjetër shumë më të vlefshëm: Kapitalin njerëzor – do të ishte shumë më ekonomike dhe më e dobishme sikur institucionet shtetërore të kërkonin këshilla dhe ekspertizë nga ekspertë shqiptarë të dëshmuar botërisht në fushat ku veprojnë, përpara se këto t’i kërkonin prej kompanive të huaja. Për këtë do të duhej të kompletohet databaza e profesionistëve shqiptarë nga diaspora si dhe nga rajoni ynë”, ka shtuar më tej Destani.

Ndryshe nga pamjet që ofrohen nga Tirana, Destani si një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë vend i është rezervuar në panelin diskutues, transmeton

destani2 destani-1 destaniZhurnal.informon Antpress