Lazim Destani në samitin e diasporës

Nga 18 e deri më 20 nëntor në Tiranë u mbajt Samiti I parë I Diasporës Shqiptare, me moton “Të pandarë për Shqipërinë”. Në këtë samit morën pjesë mbi 1000 biznesmenë shqiptarë nga 40 vende të botës, ndër të cilët edhe presidenti i kompanisë Ecolog International, zotëri Lazim Destani.Pjesëmarrësit në palatin e Brigadave u pritën nga kryeministri Shqiptarë Edi Rama.

Në këtë eveniment ishte I pranishëm edhe presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, ministra të kabinetit qeveritarë të SHqipërisë dhe qindra personalitet të tjera nga biznesi dhe jeta politike. Poashtu pjesë e këtij paneli kanë qenë edhe kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj, Ministrja e Ekonomisë e Shqipërisë Milva Ekonomi. Në panelin që u mbajt tek muzeu historik kombëtarë para të pranishmëve përvojën dhe idetë e tij I shpalosi edhe Lazim Destani, I cili tha se diaspora është një nga pistonat më funskional të motorit të ekonomisë shqiptare.Me pak koordinim konkret, tha Destni, ajo shumë lehtë mund të marrë rolin udhëheqës në zhvillimin ekonomik tëvatdheut, dhe kështu të bëhet shembull edhe për invetsuiest e tjerë të huaj. Ai kërkoi që institucionet shtetërore të Shqipëri të bëjnë më shumë për të krijuar lehtësira dhe motivim për angazhimin e diasporës.

“Fillimisht, e përgëzoj Qeverinë dhe Ju Kryeministër, për këtë nismë shumë të rëndësishme dhe deri më tani, të munguar në nivelin më të lartë shtetëror. Me këtë rast, në emrin tim personal por edhe si kryetar nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Ju përshëndes të gjithëve dhe këtij Samiti, i uroj punë të mbarë.Emërtimi i këtij paneli tingëllon shumë bukur. Vetë titulli i tij dëshmon se te diaspora jonë ekziston potencial, jo vetëm ekonomik dhe financiar por mbi të gjitha, përvojë, dije dhe partnerë në bizneset tona gjithandej. Ky potencial duhet të kanalizohet në mënyrë të drejtë e të saktë”, tha Destani. Ai në mes tjerash shtoi se,duhet thënë këtu, se mërgata shqiptare gjithnjë ka qenë e organizuar në shoqata komunitetesh nëpër vendet ku veprojnë, por na ka munguar një bashkërendim i mirëfilltë siç e kanë shumë komunite tjera nëpër botë.

“Vetëm remitencat dhe transfertat vjetore për konsum nga diaspora përbëjnë një vlerë bukur të madhe të produktit vendor në trojet tona. Nëse do ta merrnim në konsideratë edhe potencialin investiv, kjo vlerë mund edhe të dyfishohej. Kjo tregon se pothuaj nuk ka kategori tjetër ekonomike më të rëndësishme se ky potencial. Prandaj mendoj se është identifikuar dhe targetuar shumë drejt si potencial për zhvillim.Në këtë drejtim duhet përmendur shembullin e mirë të Ministrisë së Diasporës së Kosovës me mbështetjen e së cilës vitet e fundit u krijuan Rrjete të bizneseve të Diasporës Shqiptare në Europë dhe SHBA.Kam përshtypjen se të gjithë jemi dakord për këtë, por do të doja ta nënvizoj fjalën – konkrete – sepse sado të dobishme që janë mbledhjet dhe diskutimet e këtilla nëse nuk ndërmerren aksione konkrete, në fund mbetet vetëm shija e mirë e bisedave vëllazërore.Çfarë do të ishin aksione konkrete mbetet të diskutohet mes palëve të interesuara. Por për shembull, fare mirë mund të formoheshin konzorciume për projekte të caktuara. Siç është, bie fjala, projekti i Zonës për zhvillim Teknik dhe Ekonomik në Spitallë, Durrës. Më tutje, një hap konkret shumë i nevojshëm do të ishte themelimi i një fondi investimesh, por pse jo edhe një bankë me kapital të mërgatës shqiptare.Unë, edhe personalisht si afarist me grupacionin Ecolog në tregjet globale tash e shumë vite po bëj përpjekje që potencialin investues ta orientojmë sa më shumë drejt tregjeve tona shqiptare. Deri më sot kemi bërë investime të konsiderueshme, kryesisht në Kosovë e Maqedoni, dhe nga viti 2014 edhe në Shqipëri.Përveç kapitalit financiar, mërgata shqiptare ka një kapital tjetër shumë më të vlefshëm: Kapitalin njerëzor – do të ishte shumë më ekonomike dhe më e dobishme sikur institucionet shtetërore të kërkonin këshilla dhe ekspertizë nga ekspertë shqiptarë të dëshmuar botërisht në fushat ku veprojnë, përpara se këto t’i kërkonin prej kompanive të huaja. Për këtë do të duhej të kompletohet databaza e profesionistëve shqiptarë nga diaspora si dhe nga rajoni ynë.Një tjetër iniciativë të cilën mbase mund ta udhëheqë Ministria e Ekonomisë, është formulimi i një programi të posaçëm për zhvillimin e tregut për Disaporën si kornizë për lehtësimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë ndërmjet shqiptarëve që jetojnë në atdhe dhe mërgatës.Pra për të dëshmuar se këto organizime nuk janë vetëm shkëmbime vlerësimesh me njëri tjetrin, sugjeroj që në organizimet e ardhshme insitucionet dhe diaspora të paraqesin portfolio projektesh të cilat do të mund të ishin me interes për investim dhe zhvillim.Perëndimi na ka mësuar t’i besojmë fatit për të cilin punojmë shumë. Jemi të gatshëm ta luajmë rolin tonë për zhvillimin e atdheut.Mbi të gjitha, ne duhet ta lidhim zhvillimin ekonomik me benefitet për njerëzit!Pasi ta kemi bërë këtë, atëherë të rinjtë tanë do të kishin hapësirë të bollshme për ta gjetur veten dhe të ardhmen e tyre këtu brenda trojeve tona. Kështu njerëzit do ta jepnin maksimumin sepse këtu edhe do ta merrnin maksimumin! Është kaq e thjeshtë. Le ta bëjmë!”, theksoi Destani.

Presidenti i kompanisë Ecolog International, zotëri Lazim Destani më pas ishte I ftuar në një drekë solemne nga kryeministri Edi Rama në hotelin më të ri në Tiranë Hotel Plaza. Ndryshe, Samiti I parë I diasporës , me moton “Të pandarë për Shqipërinë”, u tregua shumë I suksesshëm sepse takimet nëpër panele dhe ato individuale të biznesit të Diasporës shqiptare me institucionet e Republikës së Shqipërisë, shpejtë do të japin fryte pozitive drejt zhvillimit të atdheut dhe motivon shtetin shqiptarë për vazhidmin e këtyre samiteve edhe në të ardhmen.