LDK po përgatit mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj!

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj, duket se nuk do t’i ketë as 100 ditë të “qeta”.Opozita tashmë e ka menduar edhe mënyrën se si ta rrëzojë më shpejt qeverinë e drejtuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.Është Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa, ajo e cila tashmë e ka gati planin për mocionin votëbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.Një zyrtar i lartë i LDK- së në kushte anonimiteti ka treguar për Gazetën Blic se tashmë kjo parti e ka gati planin për ngritjen e një mocioni ndaj Qeverisë Haradinaj.Kjo madje, pritet të ndodhë shumë shpejt.“Qysh nga java e ardhshme do të nis iniciatiave për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës”, tregon ky zyrtar i LDK-së në kushte anonimiteti.Ndërkaq, zyrtarisht askush nga LDK nuk ka dashur që të flas në lidhje me këtë iniciative të paralajmëruar nga zyrtar të kësaj partie opozitare.Ndërkohë, para disa ditës në një intervistë të dhënë për media, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se sa më parë që të munden, do ta rrëzojnë qeverinë e re të Kosovës.Ai ndonëse nuk kishte dhënë afate kohore se kur mund ta bëjë një gjë të tillë opozita, ai tha se në momentin që ata I kanë votat e mjaftueshme, do të ngrisin mocionin e mos besimin ndaj qeverisë.Kundër qeverisë së drejtuar nga PAN- AKR dhe Lista Serbe është deklaruar edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha.Ai ka thënë se nëse LDK e VV do t’i bëjnë 60 vota, atëherë mund të llogarisin edhe në votën e tij, duke e krijuar kështu shumicën e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.Aktualisht koalicioni qeverisës i ka vetëm 62 vota, duke mos llogaritur këto votën e Zafir Berishës.Haradinaj ka marrë drejtimin e Qeverisë në fillim të muajit shtator, dhe atë pas rreth dy muajsh krize politike, ku PAN edhe pse doli subjekti i parë politik nga zgjedhjet e 22 qershorit nuk kishte arritur që të gjente partner për të bashkëqeverisur./ Gazeta Blic