Le Pen kritikon BE’në dhe Islamin radikal

Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, e ka filluar fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale, duke premtuar se Franca do të jetë në krye të agjendës së saj dhe duke rikujtuar disa prej çështjeve që e kanë dërguar Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Le Pen, kandidate e Fronit Kombëtar, e ka sulmuar Bashkimin Europian, imigrimin masiv dhe Islamin radikal.

Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, e ka filluar fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale, duke premtuar se Franca do të jetë në krye të agjendës së saj dhe duke rikujtuar disa prej çështjeve që e kanë dërguar Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Le Pen, kandidate e Fronit Kombëtar, e ka sulmuar Bashkimin Europian, imigrimin masiv dhe Islamin radikal.

Ajo mbrëmë u tha mbështetësve në qytetin e Lionit se BE-ja e gjymtuar Francën.

“Nëse BE-ja nuk jep, atëherë unë do të kërkoj votë franceze në referendum për largim nga ky ankth”, tha Le Pen para 3 mijë mbështetësve të saj në Lion.

Ajo po ashtu, e kritikuar islamin radikal.

“Ne nuk dëshirojmë të jetojmë nën kërcënimin e fundamentalizmit islamik”, tha Le Pen.

Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen në muajin prill.