Lë vajzën 2 vjeç të mbyllyr në makinë për të dal me miq

I lënë totalisht i vetmuar në një makinë të mbyllur ndërkohë që e ëma e tij festonte me miqtë e saj.

Kjo i ndodhi një foshnje 2-vjeçar, i cili u gjet nga kalimtarët pas të bërtiturave të mëdha.

Tani nëna 25-vjeçare do të përballet me akuzat e neglizhencës ndaj fëmijës pasi e la djalin e saj vetëm për të shkuar në një festë.

Ngjarja ndodhi në Schaffheasuen të Zvicrës, kur policisë iu desh të njoftonte një mekanik për të liruar fëmijën.

E ëma e tij nuk u  shfaq deri në mesnatë, kur i tha policisë se kishte dalë me kolegët e punës.

Një dëshmitar u nevrikos aq shumë nga reagimet e 25-vjeçares sa që goditi makinën, raporton policia.

Një grup njerëzish kërkonin rreth zonën për të gjetur të zotin e makinës, por pas përpjekjeve të kota njoftuan policinë.