LE, Vardari dhe Skënderbeu mësojnë emrat e kundërshtarëve

Skuadra e Vardarit ka kaluar mirë në shortin e Ligës së Evropës, të hedhur sot në Monako. Kampionët aktual të vendit në paraqitjen e tyre të parë historike në fazën e garave në grupe do të luajnë në grupin L. Në përbërje të këtij grupi do jenë – Zenit, Real Sosiedad për të cilët luajn Andan Jonuzaj si dhe skuadra norvegjeze e Rosenborgut. Për suksesin historik sipas përllogaritjeve të UEFA-së, kampioni i vendit për garat evropiane do të ketë të ardhura prej afro 3.56 milion euro.

Shorti i Europa League duket se ka favorizuar paksa Skënderbeun duke evituar ekipe me peshë në Europë, por që do të rezervojë një ndeshje në Beograd. Skuadra korçare do të jetë pjesë e Grupit B, që përbëhet nga Dinamo Kievit, Young Boys për të cilët luan kumanovari Taulant Seferi si dhe Partizani i Beogradit.

Ashtu siç pritej shorti ka favorizuar kuqezinjtë e Milanit, të cilët duke qenë edhe në vazon e parë të Europa League ka rënë në grup me ekipe më të lehta në letër, përbërja e së cilës është Austria Vjenës, Rjeka dhe AEK.

Shorti i hedhur sot përcaktoi 12 grupe me nga 4 skuadra, në total 48 ekipe. Nga grupet dalin 24 më të mirat, vendi i parë dhe i dytë për çdo grup, ndërsa më pas do ti bashkohen edhe 8 skuadrat e vendit të tretë që vijnë nga Liga e Kampionëve për të formuar kom peticion me 32 ekipe. Gjashtë javët e para të këtyre garave do të luhen prej 14 shtator deri më 7 dhjetor.