Ledina Çelo mundohet të mbulojë ‘lakuriqësinë’…por bën gafën e radhës

Pas gjithë jehonës që pati nata e parë e Festivalit të RTSH-së për shkak të veshjes jo të përshtatshme të këngëtares Ledina Çelos gjatë moderimit i pritshëm ishte edhe reagimi i saj.

Gjatë ditës së sotme në Instagramin e saj Ledina ka publikuar një foto nga mbrëmja e parë ku shfaqet me fustanin e parë me të cilin nisi prezantimin dhe krahas saj ka shkruar.

“Sot nata e dyte e Festivalit te 55ne RTV”,-shkruan Ledina në Instagram, Krahas postimit të saj vihet re edhe gafa se në cilin ekran do të ndiqet festivali ajo ka shkruar “RTV” në vend të “RTSH”.