LEGALIZOHET PRODHIMI I KANABISIT NË TURQI

Turqia ka legalizuar prodhimin e kanabisit në 19 provinca të shtetit, në mënyrë që të ketë nën kontroll prodhimin e paligjshëm të saj, sipas rregullave të reja nga ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Blegtorisë.

Legalizohet prodhimi i kanabisit në Turqi

Siç ka bërë të ditur qeveria turke, ata do lejojnë kultivimin e kanabisit nën kontroll të rreptë dhe të sanksionuar nga qeveria. Kanabisi do të kultivohet në provincat e zgjedhura nga shteti, dhe ato do të përdoren për qëllime mjekësore dhe shkencore.

Sipas rregullave, prodhuesi do të duhet të marr leje nga qeveria e Turqisë, në mënyrë që të kenë të drejtën për rritjen e bimës së kanabisit, raporton gazeta turke Hurryiet.

Prodhuesit potencial po ashtu duhet t’i japin prova qeverisë se ata nuk kanë rritur më parë bimë të kanabisit në mënyrë ilegale në të kaluarën.

Provincat e përzgjedhura për rritjen e kanabisit janë: Amasya, Antalya, Bartın, Burdur, Çorum, İzmir, Karabük, Kastamonu, Kayseri, Kütahya, Malatya, Ordu, Rize, Samsun, Sinop, Tokat, Uşak, Yozgat dhe Zonguldak.

Konsumimi i kanabisit për rekreacion është ilegal në Turqi. Përdorimi i kësaj lënde narkotike dënohet me më shumë se 2 vjet burgim. /Insajderi.com