Lëndohet 23 vjeçari në Kodrën e Diellit!

23 vjeçari D.O. nga Shipkovica të shtunën e pardjeshme është lënduar pranë stazës së skijimit ‘Babin izvor’ të Kodrës së Diellit

‘Është hedhur nga njëra në stazën tjetër, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në gardhin plastik e cila ishte e vendosur afër në njërën nga ski ashensoret e prishura, ku është goditur në kabllot e çelikut të teleferikut’, kumtojnë nga SPB Tetovë.

Djaloshi i lënduar është transferuar në klinikën e Tetovës, ku më pas menjëherë është zhvendosur në klinikat e Shkupit.