Lëndohet një Tetovarë nga një plumb qor

SPB në Tetovë njoftoi se sot rreth orës 15 Z.P (28) nga Tetova është lënduar nga një plumb pa destinacion përderisa ka qenë duke e drejtuar makinën e tij “Citorën C4”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Incidenti ka ndodhur në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë ku Z.P ka dëgjuar goditje në makinën e tij dhe më pas ka ndjerë dhimbje në kokën e tij.

Pas këtij incidenti ai është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe është lëshuar për kurim shtëpiak.

Së bashku me të lënduarin në makinë kanë qenë edhe gruaja dhe fëmija e tyre.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipe nga SPB në Tetovë.