Lëndohet tetovarja nga një plumb pa destinacion

I.A (69) nga Drenoveci i Tetovës, mbrëmë rreth orës 22:30 është goditur nga një plumb i cili i ka shkaktuar plagë në kofshën e djathtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se, e lënduara ka dalë jashtë shtëpisë së saj drejt shtëpisë së vllaut të vet, ka dëgjuar krismën dhe ka ndjerë dhimbje në kofshën e saj. Me ndihmë të të afërmve të saj është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku edhe i është bërë operacioni dhe është mbajtur në Spital për kurim të mëtejshëm.

Me urdhër të prokurorit publik hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB në Tetovë, dhe po punohet për të zbuluar se kush ka gjuajtur dhe si është lënduar tetovarja.