Leonora Jakupi reagon ashpër

Përveç reagimeve që erdhën nga sfera politike lidhur me sulmin e mbrëmshëm ndaj tashmë anëtares së re të Partisë Demokratike të Kosovës, reagimet fillojnë të vijnë edhe nga estrada.

Është Leonora Jakupi ajo e cila përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram ka reaguar ndaj sulmit që iu bë Arbanës, shkruan lajmi.

“Mbi gjithcka ajo eshte nene! Turp per shoqërinë tonë” ka shkruar Leonora në profilin e saj në Instagram.

 Kujtojmë se këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re dy javë më parë dhe mbanë titullin ‘Pa asnjë dyshim’.
leonora