LETËR E HAPUR:Xhevdet Qiriqi

LETËR E HAPUR 
Rreth ndryshimeve ligjore,të ligjit për veteranët e luftës të UÇK-së,i cili u votua në javën e kaluar nga deputetët e parlamentit të Kosovës.

Si një veteran I luftës të UÇK-së,dua që edhe njëher ta shfaqi atë,paknaqësin rreth përmbajtjes të këtij ligji dhe rreth ndryshimeve që janë bërë në të.Edhe pse me kohë kemi paralajmëruar se me procedurat e shpejta të cilat janë zhvilluar,rreth këtyre ndryshimeve,dhe takimet e fshehta të mbajtura,në Shqipëri,për këto ndryshime ligjore nga ana e ministrit Abrashi dhe përfaqësuesve të OVL të UÇK-së,mosmarrja parasysh aspak shqetësimit tonë dhe të veteranëve,dhe mos analizimi mirë i këtij ligji nga ana e përfaqësuesëve të OVL-së,por me nguti të sillet në parlament për plotësimndryshime siq po e quajn,pa e mbajtur asnjë dëgjim publik,ky projektligj ka sjellur shumë paknaqësi tek veteranët e luftës të UÇK-së.Paknaqësi tjetër që ka sjellur tek kjo kategori është edhe këmbëngulësia e përfaqësuesve të veteranëve,të cilët ishin të ftuar në kuvend,si mysafir që ky ligj të kalon sa më shpejt,pa u zhvilluar një debate I mirëfillt dhe pa ju bërë një analizë këtyre ndryshimeve ligjore të metave të këtij ligji dhe pasojave të më vonëshme të cilat mund ti ket.  

Ajo çka kemi mundur ta vërejm ne është se ky ligj ka shumë të meta,dhe se si I tillë është një ligj i padrejt dhe tejet I rrezikshëm.

Kategorizimi I veteranëve të UÇK-së dhe ndryshimet të tjera veq sa e dëmtojn luftën e një veteran,krijojn përqarje dhe I u jep hapësir të tjerëve që të përfitojn nga ky ligj padrejtësisht pa qene fare në luftë. 

KATEGORIZIMI DHE PASOJAT E MË VONSHME PËR VETERANËT E UÇK-së.
1.Me këtë ligj ndahet në kategori lufta e UÇK-së,në grupe,gjë që është e papranueshme per ne,sepse me kët veprim I then veteranët e UÇK-së dhe krijon përqarje në mes tyre,në vend se të punohet dhe të kërkohet kushte më të mira per ta,ka ndodhur e kundërta,ku me këto ndryshime një pjese ju janë cunguar të drejtat që I gëzonin me ligjin paraprak.

Rreziku tjetër është ndryshimi i nenit I cili ua garantonte këto pensione këtyre të fundit,pra me kët ndryshim nuk përjashtohet edhe stopimi I pensioneve për kët kategori.Ky është një plan i përgaditur mirë nga qeveria dhe ministri Abrashi dhe I pa analizuar fare nga përfaqësuesit e OVL-së,ndoshta edhe nga mosdija e tyre se çka mund të ndodh më pas.
2.Kategoria e dytë
Me heqjen e nenit 18 të këtij ligji,I cili ka qenë I çartë se pensioni I veteranit nuk mund të jet nën pagen minimale në Kosovë,me heqjen e këtij neni më veteranëve nuk ju garantohet ky pension dhe qeveria mund të merr vendim për zbritjen e këtij pensioni pa pasur asnjë penges ligjore.
3.Kategoria e parë

Në bazë të asaj që kam mundur ta kuptoj,se edhe me kët kategori do të manipulohet,ku me tepër do të përfitojn njerëzit pa meritorë se sa ata që kanë merita të jenë pjesë e kësaj kategorie.
Kjo ishte ajo çka kam mundur të kuptoj nga ky ligj,pasojat dhe dëmet që do ti bartin veteranët e vërtet të luftës.Ajo çka me ka habitur është mbështetja dhe përkrahja që ju është bërë nga selia qendër e UÇK-së,dhe disa degë të saj,per faktin se me këto ndryshime veq sa kanë humbur veteranët,krahas ligjit paraprak ku u ka garantuar shumë me shumë të drejta.Pyetja e ime per ta kishte me qene cili është misioni I tyre të punojm per një jet dhe kushte me të mira për veteranët e UÇK-së,apo për të punuar kunder interesave të tyre,duke u bërë vegël e qeverisë per qellimet e tyre personale. 

Ne I bëjmë thirrje presidentit të republikës të Kosovës z.Hashim Thaqi që mos ta nënshkruaj këtë ligj dhe ta kthej prapa në komisionet përkatëse per ndryshime pozitive.

Poashtu kërkojm edhe nga kyetari dhe kryesia e OVL-së që të tërhiqet nga këmbëngulësia e padrejt dhe të kerkojn nga presidenti mos nënshkrimin e këtij ligji.

Në rast se kjo nuk ndodh dhe nuk merren parasysh kërkesat e veteranëve që ky ligj të mos nënshkruhet.Ne po ju paralajmërojm se do të përballeni me protesta,paknaqësit janë tepër të mëdha dhe për çdo eskalim të mundëshem përgjegjësia do të bie tek ju.Me respekt