Letra e djaloshit të vogël që ia ka shkruar babait të vdekur, ka përlotur miliona njerëz (Foto)

Në një fushë të gjelbëruar në pjesën veriore të Townhill në Dunfermline, Stuart McColl ka gjetur një letër.

Autori i saj me gjasë ishte një djalë i vogël – i cili me gishtërinjtë e tij të vogël kishte kapur lapsin për të shkruar një letër prekëse,Telegrafi.

Në fund të letër ai kishte shënuar listën e gjërave që dëshiron t’i ketë për Krishtlindje, siç janë kubi i Rubikut dhe pajisje të ndryshme për futboll.

Por ajo çfarë i bëri më shumë përshtypje këtij burri, ishin rreshtat që ky djalosh i vogël ia kishte kushtuar babait të vet që kishte ndërruar jetë kohë më parë.

“Tung babi, po të shkruaj këtë letër për të treguar se më mungon shumë dhe se kam një lajm për ty! Sigurisht se e dinë se jam në një qendër për kujdesin e fëmijëve pasi që mami është sëmurë. Dëshirojë të dish se nesër do të largohem. Më mungon shumë shkolla dhe ti. E di (se ti) je në parajsë i sigurt. Gjithashtu, dëshirojë të dish se kam përpiluar listën e gjërave që dëshirojë t’i kem për Krishtlindje. Dhe shpresoj që kur të zgjohem nga gjumi të gjej një letër nën jastëk që ma ke shkruar ti. Lamtumirë babi, të dua”.

Këtë letër burri e kishte publikuar në Facebook, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve. /Shqiperiaime