Letrat tmerruese: Trump do t’iu bëjë myslimanëve atë që Hitleri iu bëri hebrenjve (Foto)

Në disa xhami në Kaliforni, Ohajo dhe disa shtete të tjera të SHBA-së, besimtarët myslimane marrë mesazhe që të largohen nga vendi ose do të përballen me genocid.

Policia tha se mesazhet e marra, janë të gjitha fotokopje e një letre të shkruar me dorë, e cila u drejtohet “fëmijëve të djallit”.

Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, një grup i madh për liritë civile në SHBA, ka kërkuar nga FBI që t’i hetojë rastet.

Por, FBI ka thënë se kërcënimet, “edhe pse nxitëse dhe të tmerrshme”, nuk paraqesin paralajmërim të veçantë, të mjaftueshëm për t’u hetuar në këtë pikë.

Në mesin e gjërave të tjera, në letra thuhet se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do t’iu bëjë myslimanëve atë që u ka bërë Hitleri hebrenjve./ tvklan.al