Lëvizja BESA dënon politikat diskriminuese në ESHS

 

Këto ditë jemi dëshmitarë që vazhdon largimi i të punësuarve shqiptarë nga Enti Shtetëror për Statistikë – kështu deri më tani rezulton se numri i të larguarve ka arritur deri në 21, në 10 vitet e fundit.

Dhe kjo ka ardhur si rezultat i papërgjegjshmërisë së skajshme të subjektit në qeveri BDI, e cila nuk ka treguar kapacitet – për të mbrojtur të drejtat e punonjësve shqiptarë të cilët ballafaqohen me presion dhe diskriminimi sistematik të institucioneve shtetërore. BESA duke e patur parasysh se ESHS do të duhej që të organizojë regjistrimin e popullatës, me largimin e shqiptarëve nga ky institucion gjendja bëhet edhe më alarmante dhe brengosëse, me çka i ngjan përgatitjes të terrenit për një kontroll etnike maqedonas ndaj institucioneve shtetërore. Kur jemi këtu duhet të cekim se Maqedonia renditet me një grup me shtetet si Angola, që nuk kanë patur regjistrim të popullatës në 10 vitet e fundit.

Lëvizja BESA është e bindur se përmes platformës së saj RIDEFINIMI ku një nga pikat e saj është edhe regjistrimi i popullatës, pas zgjedhjeve të 11dhjetorit dhe marrjes së mbështetjes nga votuesit shqiptarë kjo padrejtësi do të marrë fund. BESA do të angazhohet për përfaqësim të denjë të shqiparëve në të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë edhe ESHS duke bërë sistematizimin përmes strategjisë për avansimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike – me zbatimin e procesit për menaxhim me resurset njerëzore. Kështu nuk do t’i lejohet askujt më të luajë me dinjitetin dhe profesionalizmin e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.