Lëvizja Besa: Gjyqësori në Maqedoni do të ridefinohet

Lëvizja Besa ka komentuar ndryshimet e fundit të pozicioneve të disa gjykatësve në Gjykatën Penale në Shkup, duke thënë se rivendosja e gjykatësve është ndërhyrje skandaloze e partive politike në pushtet në sistemin gjyqësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zëvendësimi i gjykatësve që deri tani kanë punuar me rekomandime të PSP-së, me gjykatës që dihet se janë të afërt me partinë qeversëse, paraqet jo vetëm shkelje flagrante të autonmisë së gjykatës, por edhe goditje direkte në punën e institucionit të vetëm kredibil në sistemin e drejtësisë – PSP”, theksojnë nga Lëvizja Besa.

Ata gjithashtu theksojnë se platforma e tyre “Ridefinimi” parasheh edhe reformim të sistemit të drejtësisë, gjegjësisht gjykatave