Lëvizja Besa kërkon rol të rëndësishën në qeveri, ndryshe do të mbetet në opozitë

 

Zyrtarë të Lëvizjes Besa kanë deklaruar për javoren ”Fokus” se i mbështetin ndryshimet politike, por nuk do të pranojnë që të jenë vetëm dekor në qeverinë e re


Besa thotë se janë të vetëdijshëm se qeveria e re mund të formohet edhe pa ata. Ky zyrtar thotë se nuk do të jenë pjesë e qeverisë nëse në përbërjen e saj do të përfshihen njerëz për të cilët PSP-ja ka nisur hetime dhe ka ngritur akuza, e as që u kanë dalë skandale në publik.

Zaevi do të duhet që të jep rol të rëndësishëm për Lëvizjen Besa, nëse do të dojë që t’i ketë në qeveri. Ndryshe, Lëvizja Besa do të mbetet në opozitë