Lëvizja Besa mbështet punën e Prokurorisë speciale.

Lëvizja Besa ka mbështetur punën e prokurorisë speciale, ja dhe reagimi i kësaj partie:Duke u nisur nga fakti se Prokuroria Speciale Publike punën e saj e zbaton në bazë të dispozitave ligjore, respektivisht urdhëresave gjyqësore për masat e posaçme të aprovuara për hetim, Lëvizja BESA plotësisht e mbështetë punën e Prokurorisë Speciale Publike e cila për qëllim ka hetimin se kush ka përgjuar në mënyrë joligjore në Maqedoni.

Përgjimet e pa autorizuara dhe keqpërdorimi i tyre nga Qeveria VMRO-BDI, patjetër të ketë një epilog gjyqësor dhe përgjegjësi publike. BESA kërkon hetim të plotë për ndriçimin e të gjitha rasteve dhe për këtë e inkurajon Prokurorinë Speciale, pasi që kjo do të na dërgonte në zgjidhjen e krizës politike në vend – kurse çdo pengim i punës së PSP-së do ta thellonte edhe më shumë krizën./antpress