Lëvizja BESA: Mbetemi të përkushtuar në zgjidhjen e krizës

 

Sot, kur z. Ivanov e dorëzoi mandatin për të filluar bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme, Lëvizja BESA konstaton se – edhe falë angazhimit të saj – më në fund po hapet rruga për mundësinë e zgjidhjes së kësaj krize. Sot erdhi në shprehje vullneti i shumicës së re në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe faktori politik filloi të reflektojë në interes të qytetarëve që janë lodhur nga kjo letargji e krizës politike.

Me këtë rast Lëvizja BESA thekson se ajo nuk lejoi që të shpiken gjëra të paparapara në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke penguar kështu krijimin e presedaneve që mund të linin pasoja edhe në të ardhmen. Prandaj, ashtu si deri më tash, Lëvizja BESA mbetet e përkushtuar në procesin e zgjidhjes së krizës, duke zhvilluar bisedime për të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë politike.