Levizja BESA ,me rinine ne Diber e Gostivar

“Sot kryetari i Forumit Rinor i Lëvizjes BESA, Daim Luçi ka realizuar takime të ndara me besatarët e rinj në Dibër e Gostivar.

Në Gostivar me besatarët e rinj i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Lëvizjes, Bilall Kasami, nënkryetarja Ermira Asani – Salija, si dhe kryetari i degës Gostivar, Afrim Alili.

Kryesisht në këto takime është biseduar për “Ridefinimin, e me këtë rast është theksuar se me fitoren e RILINDJES me BESË që dëshmohet përmes masivitetit të besatarëve në tubime, do të dalin fitimtarë shqiptarët e Maqedonisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA në FB.