Lëvizja BESA: Moskujdesi ndaj lokaliteteve arkeologjike – vrasje e trashëgimisë sonë

largea_levizja-besa1428089709

 

Ashtu siç kemi tërhequr vërejtjen shumë herë, ky pushtet që e ka shkatërruar të tashmen dhe të ardhmen tonë, njësoj – madje më keq – e ka lënë edhe të kaluarën tonë. Ndonëse në zonën e Strugës ka disa lokalitete arkeologjike, që mund të flasin shumë për të kaluarën tonë, për autoktoninë tonë dhe të jenë shtylla të identitetit tonë, ato sot janë lënë krejtësisht pas dore. Sipas nesh, shkatërrimi i këtyre lokaliteteve është shkatërrim i drejtpërdrejtë i identitetit tonë.

Duke parë se ato lokalitete po zhduken dhe po shkatërrohen, Lëvizja BESA e dënon moskujdesin institucional të lokaliteteve arkeologjike në rajonin e Strugës dhe gjykon se ky moskujdes është i njëjtë si qasja që e ka pushteti VMRO-BDI ndaj të tashmes dhe të ardhmes sonë – të shkatërrohet gjithçka që është përtej interesave të tyre të ngushta personale.

Duke ditur rëndësinë e këtyre lokaliteteve, Lëvizja BESA – në kohën që do të jetë në pushtet, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit – do ta ketë me prioritet të madh edhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë historike. Lajtmotivi i BESËS, RIDEFINIMI, nënkupton edhe ridefinimin e qasjes që e ka shteti ndaj trashëgimisë sonë./antpress