Lëvizja BESA në Zhelinë garon me Blerim Sejdiun

Lëvizja BESA, sapo ka zyrtarizuar kandidatin e saj për komunën e Zhelinës. Blerim Sejdiu do të jetë kandidati i kësaj Lëvizje për zgjedhjet e 15 tetorit për tu përballur me tre kandidatët e tre partive shqiptare.

Ja çka shkruan Sejdiu pas zyrtarizimit të tij si kandidat për kryetar

Janë kijtimet dhe përjetimet e fuqishme emocionale të fëmijërisë që të mbajnë gjallë dashurinë për vendin. Aq më tepër kur këtë fëmijëri e ke të stolisur nga këshillat e më të vjetërve për atdhedashurinë. Zhelina është vendi im, e tashmja dhe e kaluara ime kurse e ardhmja ime për këtë vend më bën njësh me ëndrrën time për Zhelinën.

Shumë të çmuar bashkëqytetarë të mi të Zhelinës!

Më lejoni që me përultësinë më të thellë ndaj jush t’ju njoftoj se strukturat e degës Lëvizjes Besa në Zhelinë më kanë propozuar për sfidën e të parit të komunës. Dhe kjo sfidë qoftë edhe shumë e vështirë, është pranuar me kënaqësi nga ana ime.

Unë kam një ëndërr dhe ju ftoj të gjithëve të jenë pjesë ëndrrës sime. Kjo ëndërr është mirazh në frymën e Lëvizjes Besa, me ç’rast Ne, të gjithë s’bashku duke i dhënë besën njëri tjetrit krijojmë komunitet të bashkuar politik. Bashkimi bën fuqinë dhe fuqia krijon mundësinë e ndryshimit.
Ejani dhe të gjithë s’bashku ta krijojmë një ambient jetësorë që i përket dinjitetit tonë kombëtar e shpirtëror, ta luftojmë pamëshirshëm nepotizmin dhe korrupsiononin dhe mbi të gjitha ta ndërtojmë një komunë modele në Republikën e Maqedonisë dhe konkurente rajonale me standarte dhe vlera Evropiane.

Ftoj të gjithë dashamirët dhe të tjerët padallim, të cilët dëshirojmë ti shqyejnë vargonjtë e politikave shtypëse, klientelizmit dhe nepotizmit, duke më dhënë mua mbështetje të fuqishme me qëllim që t’ju shërbejmë qytetarëve. Fitorja është afër, kredhuni në ëmbëlsinë e sakrificës që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në dinjitet dhe lumturi.