Lëvizja BESA nuk do ta votojë qeverinë e Zaevit, do të bashkohet me VMRO-në

Nga Lëvizja BESA pritet që organet partiake të vendosin se a do të japin votën në Kuvend. Por nga ana tjetër, burime partiake theksuan se pritet që gjysma e deputetëve ti jap mbështetje simbolike me dy vota, për ti dhënë afat 100 ditësh Qeverisë.

Duke i komentuar propozimet e BDI-së për ministra në kabinetin e ri qeveritar, kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami tha se reformat nuk bëhen kështu, duke e vlerësuar këtë si një shantazh të BDI-së ndaj LSDM-së.

Ai rikujtoi se një vendim i ngjashëm ishte edhe për Kryeparlamentarin, duke shtuar se BDI po e shfrytëzon pozitën për riciklimin e eksponentëve të sajë.

“Nëse Zoran Zaev beson se vetëm që figurat e BDI-së që kanë bashkëqeverisur me Nikolla Gruevskin, e që janë të përfshirë në afera korruptive, nëse këto kuadro janë reformatore, ne jemi të dëshpëruar nga një ofertë e tillë”, tha mes tjerash Kasami.

Numri një i Lëvizjes BESA tha se vështirë që partia e tij do të votojë PRO këtyre kuadrove, duke shtuar se kjo do të duhet të jetë një vendim i organeve të Lëvizjes BESA.