Lëvizja Besa sot do të vendos për pjesëmarrje në qeveri

 

Lëvizja Besa sot deri në orën 14 duhet të vendos nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re. Nëse nga partia e Bilall Kasamit vendosin të jenë pjesë e qeverisë, atëherë mund të pritet që LSDM-ja të dorëzojë propozimin për qeverinë e re që sot.

Nga Lëvizja Besa kërkojnë që të respektohen parimet e tyre, gjegjësisht që qeveria e re të mos ketë persona të inkriminuar dhe Deklarata e partive shqiptare të jetë pjesë e programit qeveritar.

Ndërkaq, gjatë kongresit të LSDM-së, kryetari i saj Zoran Zaev, theksoi se Maqedonia do të mbetet shtet unitar dhe nuk do të ketë ridefinim.

Kurse nga BDI, në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qendrore publikuan emrat e ministrave të rinj nga radhët e tyre.