Lëvizja BESA: Tani “topi” është te Kuvendi

Ka përfunduar takimi i Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov me përfaqësues të koalicionit “Rilindje me BESË”.

Pas daljes ata nuk u prononcuan për mediat se çfarë është biseduar në takim, vetëm shkurtë kanë thënë se ‘topi’ është në Kuvend dhe ai i cili do të sigurojë shumicën, do ta formojë qeverinë.

Presidenti Gjorge Ivanov sot i ka filluar diskutimet me partitë politike për hapat që do të merren për dhënien e mandatit për partitë politike.

Pas takimit me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov u takua me përfaqësues të koalicionit “Aleanca për shqiptarët”.