Lëvizja BESA: Të mos diskriminohen studentët e Universitetit “Nënë Tereza” me çmime të dyfishta

 Lëvizja BESA është e habitur nga vendimi që viti akademik në Universitetin “Nënë Tereza” të jetë dyfisht më i shtrenjtë se në Universitetet tjera shtetërore.

VMRO dhe BDI si duket vazhdojnë të sillen sipas doktrinës së Enciklopedisë të Akademisë Maqedonase, ku shqiptarët quhen ardhacakë, prandaj ata duhet të paguajnë dyfish për gjithçka, duke përfshi edhe studimet në një Universitet i cili ende nuk ka as objektin e vet.

Ne e kemi të qartë se VMRO-së dhe BDI-së u nevojiten mjete shtesë për të paguar anëtarësinë e Milenko Nedellkovskit në 8 komisione qeveritare, por nuk do të lejojmë që kjo të bëhet në kurrizin e studentëve shqiptarë.

BESA kërkon urgjentisht që çmimorja për studime në UNT të harmonizohet me universitetet tjera shtetërore. Në të kundërtën do të përdorim të gjitha mjetet demokratike, duke përfshi edhe protestat për të penguar rrjepjen e studentëve shqiptarë./antpress