Lëvizja Besa: Të zbardhen rastet tronditëse ku humbën jetën dy fëmijë si dhe dy të burgosur

Në Maqedoni sëfundi kanë mbetur dy të vdekur në burgun e Idrizovës dhe dy fëmijë të cilët ndërruan jetë nga gripi. Për këtë ka reaguar Lëvizja Besa me një komunikatë të dërguar Telegrafit në Maqedoni ku në mes tjerash kërkon që të zbardhen rastet dhe ata që kanë përgjegjësi të dalin para organeve.

”Ditëve të fundit opinioni u trondit nga humbja e jetës së dy fëmijëve nga gripi, njëri 3 vjeç nga Gostivari dhe tjetri 4 vjeç nga Kërçova. Ndërkohë, dy të burgosur në afat prej 24 orëve vdiqën pasi që ishin transferuar për trajtim mjekësor në Klinikat e Shkupit. ”

”Lëvizja BESA u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe me këtë rast kërkon angazhimin e institucioneve për zbardhjen e rasteve dhe përcaktimin e përgjegjësisë, kur kemi parasysh se institucionet shtetërore janë në gjumë lidhur me këto raste të dhembshme.”

”I dënojmë ashpër institucionet shtetërore, të cilat në vend si t’i kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi më të lartë në shërbim të qytetarëve, ata nuk japin llogari publike për rastet e këtilla.” thonë nga Lëvizja Besa.