Lëvizja BESA vlerëson se duhet të bëhet RIDEFINIMI I STRATEGJISË PËR MBROJTJE DHE DREJTËSI SOCIALE

 

Dje anëtari i kryesie qendrore në Lëvizjen BESA, Kastriot Rexhepi, ishte pjesëmarrës në një panel të organizuar nga organizata joqeveritare “Civil” është fokusuar në disa qëndrime të BESËS, që mund t’i gjeni më poshtë:

Lëvizja BESA vlerëson se duhet të bëhet RIDEFINIMI I STRATEGJISË PËR MBROJTJE DHE DREJTËSI SOCIALE

– Politika sociale për ne është e gabuar nëse trajtohet vetëm nga këndi politik e ekonomik, në mënyrën se politika ekonomike është politika sociale më e mirë, dhe sipas kësaj Maqedonia nuk ka nevojë për politikë konsinstente sociale (e majta), apo pozicioni tjetër njëdimensional, por tash gabimisht duke e ulur politikën sociale vetëm në mbrojtje sociale dhe ndihmë sociale apo lëmoshë (e djathta).

– Lëvizja BESA angazhohet për politikë konzinstente sociale, moderne dhe zhvillimore, e cila bazat e saj i ka në themelet e qasjeve teorike bashkëkohore dhe vendimeve praktike të njohura para se gjithash në vendet e B. E., që do ta bëjnë Maqedoninë shtet të aftë për t’u garantuar qytetarëve të saj mirëqenie dhe sigurim social.

– Lëvizja BESA angazhohet për politikë sociale, me të cilën paratë e qytetarëve do të shpenzohen në mënyrë efektive, transparente dhe me qëllime të caktuara me Ridefinimin e politikës sociale (kriteret, transparenca, dhe realizimi).

– Lëvizja BESA angazhohet për demonopolizim të nevojave (kërkesave) sociale dhe raporte partneriteti me vetëqeverisjen, lokale dhe me partnerët të tjerë social dhe shoqërore – duke krijuar një trup të pavarur të përbërë prej të gjithë palëve të interesuara. Deri më tani gati të gjitha qeveritë refuzojnë të njohin konstruktivitetin e opinionit publik, sektorin civil, opozitën, e cila solli deri te mbyllja e qeverisë në praktikimin e qeverisjes, pra mungon inkluzioni dhe participimi shoqëror.

– Lëvizja BESA do të angazhohet për aplikim të instrumentit demokratik, konferenca e konsensusit. Konferencat e konsensusit do të jetë praktikë e mirë në shumë vende të B.E, SHBA, KANADA etj, përmes së cilës arrihet konsensusi në lëmi të ndryshme në jetën shoqërore, siç janë: politika sociale, mbrojtja e ambientit, arsimi, etj.