Lëvizja “Nëna dhe fëmija” kundër rifillimit të punës së fabrikës Jugohrom

Lëvizja “Nëna dhe fëmija” përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Zoran Zaev dhe pjesëtarëve të qeverisë, kundërshton ashpër marrëveshjen e paralajmëruar të nënshkruhet gjatë ditës së sotme, me të cilën parashihet që në tremujorin e vitit të ardhshëm fabrika Jugohrom të fillojë me punë.

“Ne e dijmë mirë që periudha e nevojshme për instalim te filtrave ekologjik ne fabrikën Jugohrom do të duhet të zgjasë 2 vite të plota, andaj rinisja me punë e fabrikës Jugohrom e paralajmëruar të bëhet për mars ose prill 2018, do të bëhej pa instalim të filtrave, gjë që ne si lëvizje nuk do të lejojme”, thuhet në reagimin e lëvizjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se çdo marrëveshje mes fabrikës Jugohrom, si dhe Qeverisë së Maqedonisë pa instalim të filtrave kuptohet si minim direkt i premtimeve të kryeministrit Zoran Zaev, dhe partive të koalicionit, ministrave të kësaj qeverie, ndaj qytetarëve se qeveria e re do të angazhohet rreth ambientit jetësorë dhe për një Maqedoni më të pastër, duke siguruar ambient dhe ajër të pastër për gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Nësë kjo marrëveshje nënshkruhet dhe Jugohromit i mundësohet fillimi me punë në muajt Mars ose Prill të
vitit të ardhshëm, ndërsa ne besojmë që instalimi i filtrave nuk është i mundur për këtë afat kohorë,
vlerësojmë se nuk ka asnjë lloj dallimi ndërmjet kësaj dhe qeverisë së kaluar, prandaj do të aktivizojmë çdo metodë protestimi duke përfshirë edhe protestat para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, thuhet më tej në letrën e lëvizjes