Lideri i Katalonisë: Pavarësia do të shpallet “brenda ditëve”

Lideri i Katalonisë thotë se ky rajon do ta shpallë pavarësinë brenda “disa ditëve” dhe kjo lëvizje me siguri do t’i ashpërsojë edhe më tepër tensionet edhe ashtu tejet të larta me autoritetet qendrore në Madrid.Lideri secesionist, Carles Puigdemont, i tha mbrëmë rrjetit BBC, se Qeveria e tij do të “veprojë në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme”, derisa janë shtuar protestat në mbështetje të referendumit për pavarësi në këtë rajon prosperues.Zoti Puigdemont ka tërhequr vërejtjen se nëse Qeveria e Spanjës do të përpiqet të intervenojë për ta marrë kontrollin ndaj Qeverisë së Katalonisë, atëherë ky do të ishte “një gabim që i ndryshon të gjitha”.Autoritetet e Katalonisë thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që morën pjesë në referendun më 1 tetor, kanë votuar për pavarësi dhe ndarje nga Spanja.Zyrtarët thanë se dalja në votime ishte afro 42%, prej gjithsej 5.34 milionë votuesve të regjistruar.