Lideri shqiptar që rrëzoi 4 kryeministra maqedonas. E vulosur

 

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është lideri i parë shqiparë i cili ka çuar në histori kryeministrat maqedonas në Maqedoni.

Pasi ka bashkë qeverisur me tre kryeministrat e LSDM-së të cilët tani më janë vetëm emra që do të përmenden në histori, dje e çoi edhe kryeministrin diktatorial, Nikolla Gruevskin dhe kjo e bën Ahmetin liderin e parë shqiptarë që ka fundosur 4 kryeministra maqedonas.

Vet Ahmeti para dy viteve në një medium në Shqipëri u shpreh se  dy partitë maqedonase VMRO e LSDM nuk dallojnë njëra nga tjetra, marrë parasysh ajo se BDI ka qenë në qeveri me dyja partitë e apostrofuara.

“Kemi qenë 4 vite me LSDM-në në qeveri kur ka qenë Cërvenkovski, Kostovi, Buçkovski…Por, ata nuk dallojnë në përmbajtje, në zbatimin e MO-së, avancimin e çështjes shqiptare. Pra duhet bërë shumë përpjekje dhe kemi filluar debatin për sjelljen e një ligji për përdorimin e shqipes”, ka thënë Ahmeti

Madje, Ahmeti theksoi që karakteristikë e këtyre bashkëqeverisjeve është se kryeministra kanë qenë Crvenkovski, Kostovi dhe Buçkovski dhe Gruevski dhe që të gjithë këta janë rrëzuar nga bashkëqeverisja me BDI-në.

Dje u vulos edhe rrëzimi i Gruevskit, që tani ai do të përmendet vetëm në librat e historisë e që ka vulën e Ali Ahmetit