Lidhja Demokratike: Zgjedhjet lokale në Maqedoni të shtyhen për vitin e ardhshëm

 

Përmes një kumtese dërguar mediave, Lidhja Demokratike (LD) vlerëson se nuk ka kushte për zgjedhje lokale në tetor të këtij viti,

 

Sipas tyre, për shkak të nevojës për reforma serioze në rregulloren zgjedhore, si edhe në mënjanimin e mangësive në proceset zgjedhore, duhet patjetër që të shtyhen zgjedhjet lokale.

Kjo parti propozon që zgjedhjet të shtyhen më së paku për 12 muaj, duke mos kontestuar funksionimin e vetëqeverisjes lokale, por në rrethana të këtilla, sipas tyre, kryetarët e komunave duhet të kenë kufizime të kompetencave dhe përgjegjësi para Qeverisë sepse mandatin do ta marrin nga shumica parlamentare, e jo nga qytetarët