Ligji për gjuhën shqipe çështje e diskutueshme mes LSDM-së dhe BDI-së

Nga 24Vesti njoftojnë se Ligji për gjuhën shqipe edhe më tej është çështje e hapur mes biseduesve të LSDM-së dhe BDI-së. Sipas informacioneve jozyrtare akoma nuk ka marrëveshje për zgjidhjen e kësaj çështje, ndërsa pritet të jetë pika më e nxehtë për të cilën do të bisedohet mes LSDM-së dhe BDI-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa nga funksionarët e BDI-së të cilët ishin kundër koalicionimit me OBRM-PDUKM-në, thonë se ligji për gjuhën shqipe është në pajtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit dhe duhet të prahonet nga të gjithë.

Sipas 24Vesti, përveç gjuhës shqipe, çështjet tjera që janë mbyllur janë PSP-ja, BE-ja dhe NATO.