Ligji për gjuhët nuk përmbyll Marrëveshjen e Ohrit

Që të jepet vlerësim se sa është zbatuar deri më tani Marrëveshja e Ohrit, do të duhet të bëhet një analizë në të gjitha institucionet që më pas të shihet qartë se sa ajo është realizuar, por përshtypjet e para të Qeverisë janë pozitive pasi tashmë është dhënë sinjal që të implementohet tërësisht ky dokument.

Kështu u shpreh zv/kryeministri i angazhuar për zbatimin Marrëveshjen e Ohrit Hazbi Lika gjatë një interviste ekskluzive për Post.mk me rastin e shënimit të 16 vjetorit të MO-së.
Lika gjithashtu thotë se Ligji për avancimin e gjuhëve është i harmonizuar me Platformën shqiptare, por thekson se me këtë ligj nuk nënkuptohet përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit.