Limaj: Me Nismën në qeveri çdo familje do ta ketë nga një të punësuar

 

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me qytetarët e Prizrenit, ka folur për objektivat dhe synimet e qeverisjes së Nismës për Kosovën.

Me sloganin “Ka ardhur koha për Nisma”, Limaj tha se pas 11 qershorit kur do ët jenë në qeveri, prioritet do të jetë bujqësia, shëndetësia dhe arsimi.

“Diku duhet t’ia nisim për ta ndaluar degradimin e shtetit dhe për të krijuar barazi tek qytetarët. Me Nisma nuk do të ketë asnjë familje pa një anëtarë të punësuar dhe kjo është barazia. Andaj, çdo familje do ta ketë nga një anëtar të punësuar. Me Nisma, si social demokrate, do t’ia kthejmë identitetin e Kosovës”, theksoi Limaj.

Duke folur për Prizrenin, Limaj tha se është lënë pas dore sikurse tërë Kosova në lidhje me investimet, e veçmas në kulturë. Ai tha se duhet reforma fiskale, ku bujku stimulohet dhe të mbrohen prodhimet e tyre.

“Ka ardhur koha për Nisma në Qeveri. Ne do të angazhohemi shumë për nxjerrjen e vendit nga izolimi, për të qenë e barabartë me shtetet e rajonit. Kosova duhet të jetë kontribuues i paqes dhe sigurisë, duke respektuar të drejtat fqinjësore. Do të angazhohemi shumë që Kosova ta ketë ushtrinë e saj dhe po ashtu është e pa shmangshme integrimi i Kosovës në strukturat euro atlantike”, tha Limaj.

Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha theksoi se me qeverisjen nga Nismës do t’ia kthejnë identitetin Prizrenit me te dhe dy kandiatatë tjerë  për deputetë Albulena Balaj dhe Emanuela Koni