Lind fëmija i parë në botë me teknikën “tre prindërore”

Në Meksikë ka lindur fëmija i parë në botë me teknikën “tre-prindërore”, njofton The Independent.

Detaje të kufizuara në lidhje me lindjen u zbuluan përpara kongresit shkencor të Shoqërisë Amerikane të Riprodhimit në Salt Lake këtë muaj, ku do të diskutohet më në thellësi në lidhje me ngjarjen.

Sipas kritikëve, procedura është e barasvlefshme me modifikimin gjenetik të 3 njerëzve. Mbështetësit nga ana tjetër thonë se lejon femrat me një lloj të veçantë të sëmundjes gjenetike të kenë fëmijë të shëndetshëm.

Një raport në revistën Neë Scientist tha se fëmija, Abrahim Hassan, tani është 5 muajsh. Prindërit e tij janë jordanezë dhe lindja u bë nga një skuadër ekspertësh në SHBA.

Nëna e Abrahim, Ibtisam Shaban, vuan nga sindroma Leigh, një çrregullim që ndikon në sistemin nervor.

Edhe pse ajo është e shëndetshme, dy nga fëmijët e saj kanë vdekur si pasojë e sëmundjes së trashëguar.

Ka mënyra të ndryshme të krijimit të ashtuquajturës “fëmija tre-prindëror”.

Teknika e përdorur nga dr. John Zhang, përfshin marrjen e bërthamës nga një prej vezëve të zonjës Shaban, që përmban ADN-në e saj, dhe e bashkangjit në një vezë donator, por ruhet në ADN-nëmitokondriale të donatorëve.