Lind fëmija Ujk

Një djalë i vogël, i mbuluar me flokë edhe në trup është anëtari më i fundit i një “familjeje ujk”. Kjo sëmundje prek një në një miliard njerëz në mbarë globin.

Krahët, fytyra, trupi janë të mbuluara me një shtresë floku, e cila me kalimin e viteve ashpërsohet.

Nëna e fëmijës, Manisha Sambhaji Raut, 22 vjeçe nga Pune e Indisë Qendrore është zemërthyer pasi djali i saj ka trashëguar të njëjtin problem gjenetik që asaj i ka prishur jetën.

Ajo tha: “Unë gjithmonë isha e neveritur kur shihja veten në pasqyrë dhe tani unë pyes veten se si fëmija im do të përballet me të njëjtën traumë”

Foshnja 5-muajshe ka trashëguar një gjen të rrallë nga babai i Manishas.

Për këtë sëmundje të njohur si Sindroma Ujk, ose Universalis Hypertrichosis mjekët thonë se nuk ka shërim.

Nëna e fëmijës tha se do të kujdesej për të pasi ai ishte djali i saj. Ajo tha se do të kujdesej për të “njësoj siç nëna ime u kujdes për mua pavarësisht pamjes sesi dukesha”.