Linda Rei: Isha djalë, ja përse u bëra vajzë (FOTO)

Këtë të premte, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, që transmetohet në Televizionin Klan, ishte e ftuar Linda Rei, një 29 – vjeçare e lindur djalë, por e kthyer më pas në vajzë.

Në studio, ajo shpjegoi arsyen përse kishte marrë një vendim të tillë: “Kam lindur djalë, por gjithmonë jam ndier femër dhe kështu përshtata trupin tim sipas shpirtit tim. Kështu është jeta, jeta është shumë e shkurtër dhe s’mund të jetoja dot për njeri tjetër.

Për Çanin, Linda shprehet se kishte vendosur të mos rrinte ashtu “gjysma-gjysma” dhe kishte vendosur të bëhej komplet vajzë.

Në Tetor 2016, Linda Rei, emër të cilin ia kishte zgjedhur një shok, është zgjedhur Miss Trans Italia, por tani ajo thotë se nuk është më trans dhe madje revoltohet, kur të tjerët e thërrasin ashtu.

“Unë që sot jam femër me dokumente, e kam emrin Linda, Linda Rei,” tha ajo.

29 – vjeçarja thotë se transgjinor quhet një person që është në mes djalit dhe vajzës, “ndërsa ajo është vajzë.” /tvklan.al