Lindën me kokë të ngjitur – Nëna mban binjakun e ndarë në krahë për herë të parë

Nicole McDonald mbajti djalin e saj Jadon në krahë për herë të parë në atë që ajo e quan “një nga momentet më të lumtura të jetës”.
Buzëqeshja e Nicole shkonte nga veshi më vesh teksa përqafonte djalin e saj në spitalin e Nju Jorkut.
Momenti i çmuar erdhi 1 javë pas operacionit 27-orësh për ndarjen e Jadon nga vëllai i tij binjak Anias, që lindën me kokë të ngjitur.
Nicole ndejti për rreth 2 orë me Jadon, duke shfrytëzuar çdo sekondë me të.
Nëna e re tha për CNN se operacioni i djemve të saj i ishte dukur mjaft i gjatë, sikur kishte pritur një jetë të tërë.
“Nuk ka gjë më të vështirë se të shohësh fëmijën tënd të qajë dhe të mos kesh mundësi të bësh diçka” tha ajo.
“Për 13 muaj e kam ëndërruar këtë moment. Shikoj fytyrën ëngjëllore të Jadon. U përkëdhelëm për pothuasje dy orë teksa e mbaja në krahë,” shkruan Nicole në facebook.161023204840-01-conjoined-twins-1023-exlarge-169